Nuk mjafton vetëm tërmeti apokaliptik që goditi dje Turqinë, por ky vend po përballet dhe me një mot të keq. Reshjet e dendura të borës kanë paralizuar aeroportet e Stambollit, duke anuluar thuajse të gjitha fluturimet, përveç atyre transoqeanike.

Gazetarja Marsela Karapanço në një raportim live për News24 nga Stambolli tha se edhe përgjatë ditës së sotme linjat janë pezulluar, ndërsa shpresohet që fluturimet të rinisin nesër. Ajo pohoi se në Stamboll temperaturat janë nën zero.

“Stambolli po përjeton mot të keq për shkak të reshjeve të dendura të borës. Duke marrë shkas nga moti i keq, shumë fluturime ndërkombëtare janë të pezulluara. Të vetmet udhëtime që janë bërë, të paktën nga aeroportet kryesore janë ato të linjave transoqeanike. Jeta në aeroport është paralizuar. Temperaturat janë thuajse nën zero në Stamboll.”, pohoi Karapanço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: