Era Istrefi do të jetë në qendër të vëmendjes së ceremonisë përmbyllëse të Botërorit. Këngëtarja shqiptare do të këndojë këngën “Live it Up” së bashku me Will Smithin dhe Nicky Jam në Luzhniki Stadium gjatë ditës së diele (15 korrik).

Deri më tani kënga e kësaj tresheje të famshme është parë mbi 100 milionë herë në YouTube.
Por, përveç prishtinases në këtë ngjarje madhore do të jetë prezente edhe një këngëtare tjetër shqiptare.

Në Rusi do të performojë edhe bukuroshja tjetër Arilena Ara. Kjo e fundit do të jetë para publikut në “Fan Zone” të Kupës së Botës.

Kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se do të këndojë edhe në Bjellorusi.

Kujtojmë se 19-vjeçarja ka qenë para një viti në Moskë, ku ka performuar në festivalin “Europa Plus”.
Franca dhe Kroacia do të takohen në finalen e madhe në ora 17:00 në kryeqytetin rus, Moskë.

Arilena insta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: