Policia e Kanadasë në Otava, pas gazit lotsjellës, ka përdorur kimikate irrituese në operacionin që filloi mëngjesin e së shtunës kundër protestuesve të “Konvojit të Lirisë” të organizuar nga shoferët e kamionëve si reagim ndaj kufizimeve të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në operacionin e publikuar në televizionet kombëtare, vërehet se policia ka përdorur kimikate irrituese gjatë zbrapsjes së grupit, i cili ndodhej përballë saj në formë blloku.

Përdorimi i kimikateve nga policia është ndarë me një njoftim edhe nga llogaria në median sociale e strukturës së policisë së Otavës.

Forcat e sigurisë njoftuan se të shtunën janë arrestuar edhe 47 persona dhe se janë tërhequr 38 automjete të protestuesve.

Policia e Otavës tha se në mesin e të arrestuarve ka persona të veshur me jelek anti-plumb dhe që posedonin bomba tymëse dhe materiale piroteknike në çanta.

Me arrestimet e fundit, numri i personave të arrestuar në protestat në Otava ka arritur në 170.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb