“Jo vetëm ashpërsim të gjobave për përdorimin e celularit në makinë, por për në shtator po përgatiten një sërë ndryshimesh në Kodin Rrugor”.

Deklarata është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun. Në fjalën e tij Drejtori Tola theksoi se po përgatiten një sërë ndryshimesh në nenet e Kodit Rrugor, me qëllim përafrimin e tij me standardet europiane.

Sipas Tolës, këto ndryshime nuk parashikojnë vetëm ashpërsimin e gjobave dhe masave administrative për shkeljet që bëhen nga drejtuesit e automjeteve, por njëkohësisht disa rregullime që kanë të bëjnë me një organizim më të mirë të Kodit Rrugor. Duke u ndalur tek sezoni turistik, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore tregon masat e marra me qëllimin përballimin e situatës, veçanërisht në zonat bregdetare.

Tola thotë se krahasuar nga një vit më parë ka një ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin përdorimin e alkoolit në timon.
Burimi: http://www.gsh.al/2018/07/25/intervista-e-dites-jo-vetem-gjobat-per-celulare-ne-makine-drejtori-policise-ne-shtator-ndryshime-ne-kodin-rrugor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb