Në kulmin e vapës së korrikut, po konstatohet një shqetësim edhe më i madh se vetë i nxehti afrikan.

Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit apelon institucionet përgjegjëse që të nisin me urgjencë kontrollet në terren, pasi një pjesë e mirë e frigoriferëve në shërbime, markete dhe pika tregtare, rezultojnë të pakolauduara dhe si të tilla mbartin rrezik serioz për mos ruajtjen e produkteve në temperaturën e duhur.

Kreu i kontrolleve dhe ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit”, Hasan Stafa, dëshmon me fakte konkrete helmimin nga akullorja të dy pushuesve në bregdetin e Vlorës. Pas hetimeve, produktet e akullores kanë rezultuar brenda standardeve, por jo frigoriferi ku ishin mbajtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb