Galatasaray është blinduar me përforcime që do t’i kishin zili edhe më prestigjozet e Evropës. Juan Mata do të jetë një lojtari më i ri. Mesfushori spanjoll do t’i bashkohet klubit nga Stambolli pas përvojave që ka kaluar te Valencia, Chelsea dhe Manchester United (në “Old Trafford”, që nga viti 2014).

Me “Djajtë e Kuq” luajti 285 ndeshje, në të cilat shënoi 51 gola dhe fitoi Europa League-n, FA Cup, League Cup dhe Community Shield. Futbollisti asturian kishte mbetur pa skuadër pai pasi i përfundoi kontrata me “Djajtë e Kuq”.

Galatasaray gjithashtu ka njoftuar nënshkrimin me Mauro Icardi. Argjentinasi ka mbërritur në Stamboll me familjen e tij dhe do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Skuadra e Stambollit do të përforcohet edhe me një ish-lojtar të La Liga: Yusuf Demir. Lojtari i Rapidit të Vjenës ka luajtur për Barcelonën sezonin e kaluar. Galatasaray do t’i paguajë 6 milionë euro klubit austriak për 19-vjeçarin. Demir luajti nëntë ndeshje zyrtare me Barçën, gjashtë në La Liga dhe tri në Champions League.

Mediet turke shkruajnë gjithashtu se edhe Milot Rashica do të zyrtarizohet sot si futbollit verdhekuq, madje ai tashmë ka mbërritur në Stamboll për këtë përvojë të renë karrierën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb