Merkato sa vjen dhe po intensifikohet, me shumë yje të futbollit botëror që janë akoma pa ekip. Pas Interit dhe Milanit, edhe Napoli vendosi të regjistrohet në garën për Paulo Dybala.

Paulo po shijon pushimet në Miami në pritje të telefonatës së duhur. Inter, Milan dhe Napoli. Nuk është rastësi që tre mbretërit e kampionatit të kaluar të garojnë edhe në këtë pikë.

Emri i Paulo Dybala krahasohet me Napolin dhe Diego Armando Maradona Jr i shkruan menjëherë argjentinasit ish-Juventus për ta bindur që të pranojë blutë: “Eja te Napoli, Paulo! Ata do të të duan si një mbret”, – tha djali i Pibe-s, i cili më pas ndau mesazhin në rrjetet sociale.

Dybala

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb