Amber Heard është parë në Spanjë e shoqëruar nga e dashura dhe vajza e saj megjithëse dukeshin shumë të qeta e duke pushuar në Palma de Mallorca.

Realiteti është se ana financiare e yllit të “Aquaman” është e tmerrshme, dhe tani ka disa raportime që tregojnë se ajo u detyrohet më shumë para avokatëve të saj se sa Johnny Deppit – pasi humbi gjyqin kundër tij.

Pas vendimit të jurisë, Heard i detyrohet Deppit pak më shumë se 10 milionë dollarë dhe sipas raportimeve të fundit, artistja u detyrohet avokatëve të saj më shumë para.

Për shkak se ajo nuk ka para të mjaftueshme për të paguar ish-bashkëshortin, ajo kërkoi rigjykim.

Sa i detyrohet Amber Heard avokatëve të saj?
Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp-it 10.2 milionë dollarë (10 milionë euro), tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj apo (15 milionë euro).

Aktorja ka miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë, por edhe ndaj disa kompanive të sigurimit, si Tarvelers Commercial Insurance Company dhe New York Marine General Insurance Company.

Këto kompani dyshohet se kanë ndërhyrë në padinë që ajo ka pasur ndaj Johnny Depp, por në këtë moment nuk pranojnë të paguajnë shpenzimet e aktores.

Kush janë avokatët e Amber Heard?
David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown shërbyen si avokatë të Heard në padinë e Depp, ashtu si edhe ekipi i Kirk Pasich.

Për momentin dihet se aktorja ka nxjerrë në shitje një pronë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kështu nuk do të mbulonte as një pjesë minimale të të dyja borxheve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb