Juventus, Inter dhe jo vetëm. Kualiteti i Marash Kumbullës pas paraqitjeve të shkëlqyera në këtë sezon të Serie A kanë tërhequr vëmendjen edhe përtej kufijve të Italisë. Në garë për shërbimet e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë ka hyrë edhe Manchester United. Kjo pistë e rëndësishme për të ardhmen e futbollistit 19-vjeçar zbulohet nga mediat italiane.

Kumbulla
Kumbulla

E para që publikoi lajmin ishte e përditëshmja veroneze “L”Arena”, ndërsa më pas u shpërnda me shpejtësi në të gjitha mediat përtej Adriatikut. Duke qëndruar në atë që raporton burimi kryesor, një “scout” i klubit anglez kishte nuhatur menjëherë talentin e lojtarit që luan me Veronën, megjithëse ndodhej në stadium për të ndjekur nga afër një tjetër futbollist.

Gettyimages 1173858293 1 1200x675
Gettyimages 1173858293 1 1200×675

Menjëherë, ai ia kishte sugjeruar mbrojtësin kuqezi “Djajve të Kuq”, ndërsa emri i tij vazhdon të jetë në tavolinat e drejtuesëve të klubit anglez. Ende nuk ka diçka zyrtare, ndërsa “L’Arena” ve në dukje faktin se Juventus dhe Inter vazhdojnë të djekin nga afër 19-vjeçarin e talentuar. Edhe Verona qëndron në pritje të një ankandi që do të nisë vetëm në fund të sezonit, ndërsa vlera e kartonit të Marash Kumbullës është rritur ndjeshëm dhe për momentin kap shifrën 20 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb