Paul Pogba ka qenë dhe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Mesfushori francez nuk është më i lumtur në “Old Traford”, ky është një fakt i bërë publik nga agjenti i tij. Nëse COVID-19 nuk do të kishte pushtuar botën, Pogba me shumë mundësi do të ishte në një tjetër skuadër, mbase Real Madrid. Në kushtet e imponuara nga pandemia, shumë pak klube e kanë mundësinë të investojnë për një lojtarë si Pogba, pavarësisht këtij fakti, nga Anglia insistojnë se admiruesit për Pogba nuk mungojnë.

Pogba
Pogba

Sipas “Daily Star”, Maurico Pochettino i ka kërkuar drejtuesve të PSG një sforco ekonomike për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez. Pogba nuk është një emër i panjohur në Paris, edhe më herët është lakuar për një transferim në kryeqytetin francez, por me Pochettino në stol duket se Pogba është kthyer në prioritet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: