Dënimi i rëndë i vendosur ndaj Juventusit nga Gjykata e Apelit e federatës italiane në lidhje me fitimet kapitale fiktive duket se është vetëm fillimi i një tërmeti të vërtetë që mund të përfshijë shumë klube të tjera në Serinë A, Serinë B dhe Serinë C si dhe jashtë saj.

Pritet të hapet një linjë e dytë hetimi për transaksione të tjera të dyshimta në merkato të kryera nga Juventus-i, të cilat për rrjedhojë do të përfshinin klube të tjerë. Seanca e parë e këtij gjyqi të ri sportiv do të zhvillohet më 22 shkurt 2023 dhe mes skuadrave të përfshira duhet të jenë ato klube që kanë kryer shkëmbimet që i nënshtrohen hetimit të zakonshëm të drejtësisë me bardhezinjtë, përfshirë Milan-in dhe Roma-n.

Psh, Leonardo Spinazzola te verdhekuqtë dhe Luca Pellegrini te bardhezinjtë dhe Milan-i, për operacionin e dyshimtë që pa Leonardo Bonuccin të kthehej në Torino në këmbim të kartonit të Mattia Caldaras.

Ka klube të tjera të Serisë A që po dridhen për çështjen e fitimeve të supozuara fiktive kapitale. Rrethi i skuadrave që rrezikojnë të përfshihen në gjyqin e dytë sportiv për fitimet kapitale fiktive është shumë më i gjerë dhe ka të bëjë si me ekipet italiane ashtu edhe ato të huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb