Mjeku Infeksionist Tritan Kalo në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me situatën politike, por edhe atë të pandemisë.

Ndërsa i rëndit problematikat analizon edhe faktin se situatat janë të lidhura ndjeshëm. Në një kohë të tillë pandemie Kalo thekson se studimet në lidhje me pandeminë vijojnë të çorodisin me veprimet e tyre, ndërsa COVID-19 nuk kursehet duke marrë jetë njerëzish.

Kalo e fillon me komisionerët e akuzuar të “dosjes 339”, shpërdorimet e buxhetit të shtetit, problemet në institucionet shëndetësore, apo edhe hendekun social që vijon të thellohet dita-ditës.

“Dëmin po e paguajmë edhe ne vetë si mantelbardhë, sepse po punojmë dhe po ofrojmë cilësisht kontributin dhe ndihmesën tonë në mënyrë sa më profesionale për tu përballur me sfidën Sars-C0v2/Covid-19, duke daravitur me sa mundemi “mjegullnajën”e këtyre “udhëzimeve”/”guidelines”/projeksioneve/projekteve shpesh kontradiktore të OBSH/WHO/CDC/ECDC and Co…”, shkruan Kalo.

Reagimi i Tritan Kalos

KOHË KOVIDIANE….U mbars SPAK dhe bëri KAPS 20 komisionerë të paguar 2.000 Lekë për një ose disa ditë pune të porositur nga patronët e tyre politikë….

PASURITË kombëtare, Pronat Publike e jo vetëm, MILIONAT e Buxhetit u GLLABËRUAN e vijojnë të shpërdorohen, POR ato nuk përbëjnë rrezik për ARDHMËRINË e MBROTHËSINË e DEMON-KRACISË së këtij vendi…

Ishin këta “qafirë” komisionerë të cilët e ndotën proçesin, zgjedhor tashmë të tejndotur që prej Majit 1996….NË BURG të kalben që t’u shpëtojnë patronëve të tyre politikë ato 2.000 lekë të cilat ua kanë dhënë atyre, POR që tash e tutje askush të mos mendojë se do t’i marë më dhe më këtë akt të “fu-qishëm” antikorruptiv KAPS/SPAK, po shpëton e pastron njëherë e mirë proçesin tonë zgjedhor nga turpi i manipulimit të tij, si dhe po pastron imazhin e ndotur me keqdashje e akuza reciproke të lidërve tanë politiqenër.….O tempora, o mores!!!….

NE si profesionistë të Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm në ndërkohë, po trajtohemi si dikur “indigjenët e Amerikës” nga “konkuistatorët e mirëpaguar dhe shërbëtorët e tyre” të OBSH/ËHO, CDC, ECDC and co, të cilët vijojnë të na ofrojnë platforma/”guidelines”, kur(v)ba, grafiqe e diagrama, projeksione, projekte e skema mjekimi kundrathënëse ta atyre që vetë kanë ofruar javë më parë, për ti ndalur gjoja hovin dëmeve të cilat po shkakton “FLAMA MBARËBOTËRE” e Sars-Cov2/Covid-19, POR që në fakt me to vijojnë të mbjellin vetëm çoroditje, ndërsa virusi vijon të hedhë valle e të marë jetë njerëzish…..

DËMET po i paguajmë ne të gjithë….DEMON-KRACIJA vetëm e vetëm po dështon së vendosuri një Sistem Demokratik përftues për të gjithë shtresat e shoqërisë. VARFËRIA dhe HENDEKU social po thellohet dita-ditës dhe PARTITOKRACIJA dominuese e pas ndryshimeve Kushtetuese të Prillit 2008, po ja thellojnë edhe më shumë varin DEMOKRACISË në vetë jetën funksionale të Partive politike si dhe në Jetën tonë socio-ekonimiko-politike…..

Dëmin po e paguajmë edhe ne vetë si MANTELBARDHË, sepse po punojmë dhe po ofrojmë cilësisht kontributin dhe ndihmesën tonë në mënyrë sa më profesionale për tu përballur me sfidën Sars-C0v2/Covid-19, duke daravitur me sa mundemi “MJEGULLNAJËN” e këtyre “udhëzimeve”/”guidelines”/projeksioneve/projekteve shpesh kontradiktore të OBSH/ËHO/CDC/ECDC and Co….Punojmë dhe kontribuojmë brënda “hapsirës së zonës së kuqe të Covid-19”, jo se e kemi jetën tonë të tepërt, POR për të krijuar më shumë BESIM dhe MIRËBESIM për punën dhe profesionalizmin tonë, për të qënë më shumë PRANË shqetsimeve të atyre që luftojnë për jetën me këtë virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, për të KUPTUAR edhe më mirë e për të zbuluar enigmat e shumta që mveshin ecurinë klinike të këtij infeksioni, si dhe për të KONFIRMUAR faktin se nëse din të ruhesh e të zbatosh rregullat e ofruara për shmangjen e infektimit nga Sars-Cov1/Covid-19, një gjë e tillë është plotësisht e mundëshme….

JU DUAM dhe VIJOJMË me PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM të kujdesemi për ju, POR edhe ju vijoni të KUJDESENI edhe më shumë për veten tuaj….Çdo jetë e humbur është e paçmimtë….

MOS HARONI se “BARRIERAT mbrojtëse” të moshës dhe të “MOS-PATURIT” e një sëmundje, JANË RRËZUAR tashmë, nga ajo çka na ofruan këto muaj të përballjes me sfidën e Sars-Cov2/Covid-19….

TË GJITHË jemi të ekspozuar dhe të rrezikuar nga Sars-Cov2/Covid-19….KUJDES po e vetëm po……PANIK jo dhe vetëm jo!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb