Brenda një muaji Laçi dorëzojë kreun në kampionat, humbi mundësinë për të shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë ndërsa së fundmi humbet edhe shërbimet e qendërmbrojtësit Obanor. Ajo sjellje jo sportive ndaj Markut në përfundim të sfidës kundër Vllaznisë ka bërë që Komisioni i Disiplinës të dënojë lojtarin me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Kjo është një goditje e fortë për Shpëtim Duron pasi Obanor ishte titullar fiks në skemat e tij, në këtë periudhë nuk ka mund të mbështet as tek shërbimet e Selmanit duke e rënduar akoma më shumë situatën në prapavijë.

Obanor
Obanor

Në momentin më delikat të sezonin, Duro është i detyruar të bëjë llogaritë me pezullime të tilla apo me disa mungesa të rëndësishme si ajo e qendërsulmuesit Nuabueze. Fillimi i fazës së katër është i jetik për Laçin dhe objektivin e vetëm titullin kampion. Në letër, kurbinasit janë në garë me kohë të plotë pasi kreu është vetëm katër pikë larg, ndërsa diferenca me Vllazninë dhe Partiznit, dy ekipet përpara tyre është vetëm dy pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: