Harry Kane është ëndrra e madhe e kësaj vere për Bayernin e Mynihut. Diçka e tillë është pranuar nga CEO i kampionëve të Gjermanisë, Olivier Kahn.

“Ai është nën kontratë me Tottenham. Sigurisht, një top-sulmues absolut, por kjo është e gjitha një ëndërr e së ardhmes. Pra, le të shohim se çfarë ndodhë” – u shpreh mes të tjerash ai.

28 vjeçari i sulmit, Kane është pjesë e Spurs prej vitësh, skuadër në të cilën ka kontribuar jashtëzakonisht shumë dhe ka shënuar mjaft gola. Bayern, pasi afroi Mane, do synojë edhe një tjetër prurje të bujshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: