SPANJE

Gerard Pique dhe Arturo Vidal nuk janë mjeshtër vetëm në fushën e lojës, por edhe në tavolinat e kazinove, sidomos kur bëhet fjalë për poker.

Dy futbollistët e Barcelonës kanë qenë protagonistë të ‘European Poker Tour, duke marrë pjesë e dalë me fitime të mëdha nga ky event që po zhvillohej në kazinonë e Barcelonës. Ata kanë fituar së bashku rreth 500 mijë Euro.

Pique njihej prej kohësh si pjesëmarrës në turne të tilla dhe është një nga imazhet e kompanisë “pokerstars” në Spanjë. Ai ka qenë protagonist në evenimente të ndryshme ndërkombëtare, duke arritur edhe vende prestigjioze në podium. Këtë herë, atij i ishte bashkuar edhe Vidal. Ata morën pjesë në aktivitetin 25K High Roller që zgjaste vetëm një ditë dhe fituan shumë të madhe parash. .

Pique ishte një nga fituesit e mëdhenj të ditës, pasi doli në vendin dytë në turne përballë lojtarëve profesionistë të pokerit, me një çmim prej 352 950 eurosh, ndërsa Vidal gjithashtu ishte në tavolinën finale, duke marrë vendin e pestë dhe një çmim prej 134 460 eurosh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb