Fernando Santos u largua nga stoli i përfaqësueses portugeze menjëherë pas zhgënjimit në Botëror, ku Maroku i shkaktoi një surprizë të hidhur. Në Portugali mbetet i hapur diskutimi mbi trajnerin e ri, ku të shumë janë teknikët që do ta pranonin me kënaqësi të uleshin në stolin e përfaqësueses luzitane.

Jose Mourinho mbetet dëshira më e madhe e stafit drejtues, por njëkohësisht edhe opsioni më i vështirë, në një kohë kur “speciali” është nën kontratë me Romën deri në 2024. Së fundmi, është Luis Van Gaal ai që shpreh pëlqimin për një aventurë të tillë:

Van Gaal Has Returned As Netherlands Coach Scaled E1627051825816 1024x613
Van Gaal Has Returned As Netherlands Coach Scaled E1627051825816 1024×613

“Jam sërish në pension, por do të dëgjoja me kënaqësi këtë propozim, nëse vjen. Më shumë se kaq nuk mund të them”, u shpreh Van Gaal i cili prej vitesh tashmë jeton në Portugali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb