Grupi I i “Botërorit Katar 2022” është shoqëruar me trazira.

Pas situatës së tensionuar në “Air Albania Stadium”, incidente janë regjistruar dhe në sfidën mes Hungarisë dhe Anglisë. Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet se si policia e stadiumit përplaset me tifozë hungarezë në shkallët e Wembleyt.

https://youtu.be/3J08jvivpBg

Policia ka sqaruar se ka shkuar në pjesën e tifozëve hungarezë për të shoqëruar një prej tifozëve, por në atë moment situata ka agravuar dhe efektivët kanë përdorur shkopinj gome. Nuk ka munguar as kundërpërgjigja e tifozëve miq, të cilët kanë nisur të grushtojnë dhe të sulmojnë dhunshëm policët. BBC shkruan se gjendja u rivendos sërish në kontroll dhe nuk pati incidente të mëtejshme.

Megjithatë pritet që FIFA të marrë masa disiplinore për këtë episod. Sa i takon ndeshjes ajo përfundoi me rezultatin 1-1, nga Stones për anglezët dhe Sallai për Hungarinë.

https://youtu.be/0BVfHqe1IIc

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb