Një ngjarje e pazakontë që mund të kishte përfunduar me persona të lënduar ka ndodhur në Shëngjin mbrëmjen e sotme.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një gomone e cila po tërhiqej nga automjet është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar, duke goditur dhe një automjet që ndodhej në anë të rrugës. Policia në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Kujtojmë se më 2 gusht një 7-vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga një polic në Himarë, teksa po notonte me të atin shumë pranë bregut. Pas ngjarjes, Policia nisi një aksion për kontrollin dhe bllokimin e mjeteve ujore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: