Në një kohë kur ka ende qytetarë që nuk i binden urdhrit të qeverisë për të zbatuar fashën e orarit për të mos lëvizur jashtë shtëpie, për shkak të koronavirusit, policisë në terren i është bashkuar dhe ushtria.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se duke nisur nga sot Forcat e Armatosura do të monitorojnë bashkë me policinë lagjet e kryeqytetit.

Ndërkohë, MM bën me dije se për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura e tashmë të bëra publike, do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit. Kujtojmë se dje u gjobitën 165 qytetarë, të cilët nuk respektuan fashën e orarit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb