Skandali i “Pandora Papers” ka trazuar sërish ujërat në mbarë botën, duke prekur njerëzit më të pushtetshëm, të cilët kanë siguruar pasuritë e tyre në kompani offshore.

Por, siç duket, pjesë e këtij skandali nuk janë vetëm politikanët. Njerëz të lidhur nga dokumentet sekrete me asete offshore përfshijnë yllin e kriketit të Indisë, Sachin Tendulkar, divën e muzikës pop, Shakira, supermodelen Claudia Schiffer dhe gangsterin italian të njohur si Leli, i Shëndoshi.

Gangsteri, Raffaele Amato, është i lidhur me disa vrasje. Të dhënat e rrjedhura ofrojnë detaje mbi një kompani guackë, të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën Amato e përdori për të blerë tokë në Spanjë, pak para se të arratisej nga Italia dhe të krijonte organizatën e vet kriminale. Amato, historia e të cilit ka frymëzuar filmin e shumëlavdëruar “Gomorrah”, është aktualisht në burg i dënuar me 20 vjet.

Avokatët e Amatos dhe Tendulkarit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Avokati i Shakirës tha se këngëtarja i ka deklaruar kompanitë e saj offshore, të cilat avokati tha se nuk i siguronin asaj avantazh fiskal. Përfaqësuesit e Schiffer thanë se supermodelja i paguan me korrektesë taksat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku jeton.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb