Në France e bëjnë të sigurt, Leo Messi do të transferohet tek PSG në fund të sezonit. Edhe në Spanjë, pavarësisht se nuk dëshirojnë ta pranojnë, mbështesin idenë se Messi do të largohet nga Barcelona pas krisjes së madhe që ka pasur këtë periudhë me drejtuesit e klubit, dhe mbi të gjitha pas publikimit të kontratës së tij. Në garë për të siguruar shërbimet e “pleshtit” nuk është vetëm PSG, pasi sipas “ESPN”, Pep Guardiola nuk është dorëzuar, vijon të shtoj presionin mbi drejtuesit e Man.City për të tentuar yllin argjentinas në fund të sezonit.

1572378960 823130 1572379010 Noticia Normal
1572378960 823130 1572379010 Noticia Normal

Nuk është një risi dëshira e Pep Guardiolës për të bashkëpunuar edhe një herë me Leo Messin, edhe në verën e shkuar pasi të dhëna se City kërkoi shërbimet e numrit dhjetë. Ky është viti i duhur për të bashkuar Messin me Guardiolën, pasi argjentinasi largohet me parametra zero, por dhe në këtë rast nuk do të ishte e lehtë pasi paga e tij vjetore shkon mbi 70 milion euro. Në këtë garë në raport me PSG, Man.City ka si kartë plus vetëm Guardiolën dhe marrëdhënien e tij me Messin, ndërsa klubi francez mbetet favoritë pasi po punojnë prej kohësh për të transferuar gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” në Paris.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb