Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet.  Një nga skuadrat më të mëdha të Arabisë Saudite kanë gati projektin, i cili synon ngritjen e klubit në nivel global. Në këto kushte, nuk mjafton vetëm afrimi tashmë zyrtar i Ronaldos, por për verën është piketuar një tjetër yll.

Bëhet fjalë për Marco Reus të Dortmundit, sulmues ky që ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Signal Iduna Park.

Kontrata e tij e re në Riad do të ishte 10% e asaj që fiton Cristiano, por edhe kështu, me 20 milionë euro, do të tejkalonte shumën prej 12 të tillash që përfiton aktualisht në Dortmund.

Interesimi është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Dirk Lever për Bild.

“Është krejt normale që klube të tjera janë të interesuara për një lojtar si Marco, kontrata e të cilit skadon për gjashtë muaj. Marco gjithmonë ka theksuar se sa e rëndësishme është BVB për të, por edhe se dëshiron të vazhdojë të luajë futboll. Kështu që është krejt normale që ne të shohim opsione të tjera” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: