Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi që ka shënuar deri tani 3 gola.

Në ndeshjen Rusi-Egjipt, anësori Denis Cheryshev shënoi një herë dhe bashkë me dy golat që shënoi kundër Arabisë Saudite ka grumbulluar 3 sosh në dy ndeshje, po aq sa ka Ronaldo në një ndeshje, shkruan Metro.

Ronaldo kishte shënuar 3 gola ndaj Spanjës, në një het-trik që shpëtoi kombëtaren e tij nga humbja pas barazimit 3-3.

Ish-lojtari i Real Madridit, Cheryshev, ishte dje startues në sfidën ndaj Egjiptit, ndërsa kundër Arabisë kishte ardhur nga banka rezervë.

Portugalia ndeshet sot prej orës 14:00 me Marokun, në një ndeshje ku Ronaldo do ta ketë rastin të shënojë dhe të shkëputet në pozitën e parë si golashënuesi më i mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb