14 shkurti është San Valentini, festa e të dashuruarve, siç njihet në të gjithë botën. 15 shkurti, është San Faustino, festa e beqarëve, pak e njohur. 13 shkurti është San Benigni dhe teorikisht nuk festohet asgjë. Por në SHBA kjo ditë njihet si Mistress Day, dmth dita e dashnorëve. Dikush në New York disa vite më parë dalloi që çiftet zyrtare festojnë 14 shkurtin, beqarët, në 15, ndërsa çiftet jo zyrtare në 13.

Edhe Italia nuk bën përjashtim, të paktën për sa i takon sondazhit të bërë nga platforma e takimeve jashtëmartesore Gleeden. 71% e të regjistruarve kanë deklaruar që do gjejnë mënyrën për t’i kushtuar kohë dashnorit apo dashnores pikërisht në prag të San Valentinit.
Vlera simbolike e dy ditëve është e ndryshme, sigurisht, ashtu si edhe ajo ekonomike. Gjithmonë sipas sondazhit të Gleeden, kosto më të madhe ekonomike kanë raportet klandestine, ku për të festuar Mistress Day duhen mesatarisht 300 euro, ndërsa festimet për San Valentin variojnë nga 20-80 euro.

Mjafton të bësh një llogaritje të shpejtë për të zbuluar se përse dashnorët kanë pjesën e ‘luanit’. Një dhomë në një hotel luksoz (i zgjedhur nga 72% e përdoruesve për takimet sekrete), kushton më shumë se një darkë romantike në një restorant të kategorisë së ulët-mesatare, apo në shtëpi me partnerin zyrtar (siç kanë ndërmend të bëjnë respektivisht 42 nga 49% e të intervistuarve).

Dhuratat-Për partnerin zyrtar do të ketë një dhuratë rreth 20 euro, ku 60% e të intervistuarve kanë zgjedhur çokollatat, ndërsa 16% parfumin. Për çiftet jo zyrtare do të ketë dhurata më impenjative si për shembull të brendshme seksi, (63%, bizhuteri (26%), fundjavë surprizë (32%), masazh në spa 31% dhe sex toy (17%). Më pak origjinalët do të limitohen në një tufë me lule, 65% ka deklaruar që do t’i dhurojë bashkëshortes apo bashkëshortit lule dhe 93% dashnores apo dashnorit. Kjo shpjegon edhe boom-in e madh të buqetave me lule gjatë Mistress Day.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: