Teksa vendi ynë është përfshirë nga reshje intensive, ku në disa zona ka edhe përmbytje, në Durrës dhe Krujë ka rënë breshër.

Siç shihet dhe nga pamjet, në qytetin bregdetar për disa minuta reshjet e breshrit gati kanë zbardhur rrugët. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Krujë.

Deri tani nuk raportohet për dëme apo problematika në këto dy qytete dhe rrethinat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: