Turqia teksa po përjeton orë tmerri për shkak të tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 384 të vdekur dhe qindra të plagosur, po përballet dhe e mot të keq.

Shumë fluturime ndërkombëtare, por dhe ato rajonalet, janë pezulluar për shkak të motit të keq, mes tyre dhe linja drejt Tiranës.

Gazetarja Marsela Karapanço në një raportim live për News24 nga aeroporti i Stambollit Sabiha Gokcen tha se situata është kaotike, pasi për shkak të kushteve meteorologjike gjithçka duket se është paralizuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

“50 fluturime ndërkombëtare dhe ato rajonet janë anuluar. Kemi pasur në orën 22:00 të darkës për të drejt Tiranës, por fluturimi është anuluar. Po ashtu edhe sot. Mëngjesi ka qenë i trishtë për të gjithë qytetarët, ku lëkundjet janë ndjerë dhe në Stamboll. Në orën 4 e çerek kam ndjerë lëkundjet. Aktualisht situata në këtë aeroport është e vështirë, pasi shumë qytetarë iu është dashur që të kalojnë natën të shtrirë nëpër dysheme, apo në pritje nëpër sportele. Duket se nesër ose pasnesër do të rinisin fluturimet.”, tha Karapanço

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb