Jo vetëm titull dhe mbijetesë, një garë edhe me e rëndësishme zhvillohet për një vend në kupat e europës. Champions League, eliminatoret, është e prenotuar nga Partizani, i gjithë diskutimi tashmë bëhet për 3 biletat në Europa League, një nga Kupa dhe dy nga kampionati. Aktualisht, Kukësi është ekipi më i favorizuar, ndodhet në vendin e dytë, plus 3 pikë nga Flamurtari por gjithashtu ka dhe një tjetër opsion, Kupën e Shqipërisë, pasi është kualifikuar në fazën gjysmëfinale.

Rexhinaldo
Rexhinaldo

Më në fund, verilindorët duket të bindur si titulli është i pamundur dhe janë të fokusuar të blindojnë vendin e dytë në kampionat dhe ti shkojnë deri në fund Kupës. Në vendin e tretë është Flamurtari. Vlonjatët shpresojnë shumë të qëndrojnë në këto pozita deri në fund, pasi kampionati është rruga e vetme që i siguron europën, gjithashtu bëjnë tifo edhe për Kukësin, pasi nëse Kukësi fiton Kupën, lirohet edhe një vend tjetër në kampionat.

Xhevahir Sukaj Flamurtari
Xhevahir Sukaj Flamurtari

Në vendin e 4-ët me 46 pikë renditet Teuta, dy pikë më pak se Flamurtari. Në këtë fund sezoni, Teuta ka humbur shumë nga shkëlqimi i dy fazave të para, europa tashmë nuk është në dorën e tyre. Gjithashtu dy ekipe që vijojnë të insistojnë për një vend në europë janë Laçi dhe Skënderbeu. Kurbinasit duket të rilindur nën drejtimin e Starovës, me të drejtë besojnë ende tek zona euro pasi vendi i tretë është vetëm 4 pikë larg.

Skenderbeu
Skenderbeu

I ndryshëm është diskutimi për Skënderbeun. Europa për klubin korçar është e lidhur ngushtë me vendimin përfundimtarë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Nëse KAS zhvlerëson dënimin e dhënë nga UEFA, Skënderbeu ka ende dy rrugë për të kapur europën, nga Kupa ku janë në gjysmëfinale por dhe nga kampionati pasi janë 5 pikë larg vendit të tretë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb