Mediat angleze janë të sigurta, në orët në vijim, Arsenal do të paraqes ofertën e fundit dhe zyrtare për Dusan Vlahovic. “Topçinjtë” kanë gati 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e “bomberit” serb, shifër kjo e cila i afrohet shumë kërkesës së Fiorentinës, 80 milionë euro. Ekipi i Arteta e ka me nxitim për tu rikthyer sa më shpejt në majën e Premier League, mbi të gjitha për tu rikthyer sa më shpejt në Champions League.

Jo vetëm Vlahovic, gjithnjë sipas mediave angleze, londinezët kërkojnë edhe dyshen e Juventusit, Danilo-Arthur. Kjo nuk do të jetë e lehtë pasi Allegri i konsideron të dy lojtarët të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithashtu një pengesë më vetë është edhe formula që Arsenal i kërkon, në formë huazimi. Nëse ndonjë nga dy lojtarët do të largohet, kjo do të ndodh vetëm në rastin kur Allegri të ketë më parë një tjetër opsion, ndonjë përforcim nga tregu i transferimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb