Pas cështjesh Weinstein, edhe një regjisor përfundon nën reflektorë për një tjetër skandal seksual.
Bëhet fjalë për James Toback, 73 vjeç, i cili akuzohet nga më shumë se 30 femra për ngacmim seksual në dekadat e fundit.

Sipas asaj që shkruan “Los Angeles Times”, Toback, i nominuar për çmimet Oscar për skenografinë e Bugsy në 1991, merrte 20-vjeçare, të cilat donin të hynin në botën e kinemasë dhe duke i premtuar një karrierë kërkonte favore seksuale prej tyre.

Sipas së përditshmes amerikane, gjatë provimeve kineasti bënte pyetje poshtëruese për aspirantët aktore duke kryer edhe vepra të turpshme në sy të tyre.

Të menjëhershme kanë qenë replikat e regjisorit, që nuk i pranon akuzat duke theksuar se këto femra nuk i ka takuar asnjëherë dhe që takimet dhe testimet zgjasnin jo më shumë se 5 minuta.

Tobask thotë se në 22 vitet e fundit ka qenë ’biologjikisht i pamundur’ pasi vuante nga diabeti dhe problemet kardiake të cilat kërkojnë një trajtim farmaceutik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb