Barcelona kërkon të ri ngrihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe drejtuesit e klubit kanë nisur një fushatë rikthimesh të bujshme, duke i besuar ekipin ikonave që kanë bërë historinë. Hapi i parë ishte rikthimi i Xavi si trajner, lëvizje kjo e cila u pasua me një tjetër rikthim, këtë herë në fushë. Dani Alves pranoi ofertën e klubit, më saktë u shpreh i gatshëm të ndihmojë ish ekipin e tij, këtë e tregon dhe kontrata e firmosur, për vetëm prej 1 euro në muaj, diçka që nuk ndodh lehtë në futbollin modern, braziliani pranoj të luaj falas, ndërsa klauzola e tij e largimit është 100 milionë euro.

Gjatë prezantimit të mbrojtësit, i cili zgjodhi të firmoste zbathur, presidenti Laporto la gjithçka të hapur për një rikthim të mundshëm të Messi apo Iniesta: “Nuk e përjashtoj, është diçka që ndodhi edhe me Dani Alves. Të gjithë ata, si Dani Alves, që janë personalitet e klubit, janë të mirëpritur. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por këtu do të jetë gjithnjë të mirëpritur, janë ata që e kanë bërë të madh këtë klub. Si Leo ashtu edhe Andres janë lojtarë të shkëlqyer por janë nën kontratë me klubet e tyre dhe duhen respektuar, por në jetë kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh presidenti i Barcelonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb