Joachim Low mori pak kohë më parë një ofertë të rëndësishme. Ka qenë klubi i Stuttgart në Gjermani që i ka ofruar teknikut të njohur një pozicion si këshilltar bordi.

Përgjigja e trajnerit të Kombëtares gjermane ka qenë e prerë: Jo. Low nuk dëshiron të largohet nga roli që mban.

62 vjeçari është në krye të Përfaqësueses së Panzerave prej 198 ndeshjesh, me skuadrën që ka marrë 2.09 pikë për ndeshje nën drejtimin e tij.

Ai ka qenë më parë trajneri i Austrisë së Vjenës, Tirol, Adanspor, Fenerbahce dhe vetë Stuttgart.

Botërori i Katarit është në prag dhe Gjermania e Loë është një nga prentendentet kryesore për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit.

Jy
Jy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: