Bajerni i Mynihut ëndërron të rekrutojë Leroi Sanen, që te Mançester Siti nuk është i paprekshëm, dhe ky lajm duket se gëzon shumë trajnerin e tij te Gjermania, Joakim Lëvin. Pasi presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Henës, konfirmoi lajmin për “Kicker”, trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, ka pohuar për “Bild” se e shikon me sy të mirë rikthimin në vendlindje të 23-vjeçarit.

“Bajerni i Myinhut është gjithnjë një adresë e rëndësishme,- ka nënvizuar Lëvi, që nga ana e tij e la jashtë Kupës së Botës që u zhvillua në Rusi Lerio Sanen-. Rikthimi në Gjermani nuk do të ishte aspak një lëvizje e keqe për të, por do të ishte mjaft positive edhe për ne”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: