SHBA

Aktori i njohur, Joaquin Phoenix është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e yllit të, ‘Joker’, Rooney Mara solli në jetë një djalë.
Dyshja e famshme i vendosën të birit emrin e vëllait të ndjerë të Joaquin, River.

Lajmin e bukur e ka dhënë regjisori i famshëm rus Victor Kossakovsky në Festivalin e Filmit në Zyrih këtë të diel. Regjisori justifikoi mungesën e Phoenix në festival duke u shprehur:

“Ai ka një bebe. Meqë ra fjala ai ka një djalë të bukur që quhet River, ndaj nuk mund të ishte i pranishëm”

Aktori i njohur e quajti të birin River, në ndër të vëllait të tij që u nda nga jeta në vitin 1993 në moshën 23 vjeçare si pasojë e mbidozës me lëndë narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb