Tashmë gjithçka është e qartë. Joaquin Phoenix do të interpretojë Joker në një film të ri që i kushtohet plotësisht Batman.

Teksa kanë nisur xhirimet e filmit të drejtuar nga Todd Phillips, vetë regjisori ka dhënë një panoramë për personazhin, duke publikuar një foto në Instagram.

Në post vetëm një fjalë, “Arthur”, një indicie që tregon emrin e mundshëm të protagonistit përpara se të behej personazhi shumë i keq, Arthur Fleck.
Jocker është personazhi më tërheqës dhe i keq i sagës kinematografike të Batman.

Në kastin e filmit do të jenë edhe aktorë të tjerë si Robert De Niro, Zazie Beetz dhe Marc Maron.

Detajet e filmit janë top secret, por dihet që filmi do të jetë i pavarur nga çdo sage e Batman dhe ambienti do të jetë ai i një Gotham City të viteve Tetëdhjetë, ku një burrë i braktisur nga shoqëria bëhet njeriu më i keq i të gjitha kohërave. Filmi pritet të dalë në kinematë amerikane në 4 tetor 2019.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb