Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka quajtur për herë të parë homologun e tij rus, Vladimir Putin “kriminel lufte”.

Deri më tani, administrate e kishte shmangur përdorimin e kësaj fraze, përfshirë edhe kur ishte pyetur drejtpërdrejt. Por gjatë prononcimit për mediat nga Shtëpia e bardhë, ai tha:

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte”.

Më herët, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kishte thënë se SHBA po monitoron me kujdes situatën, për të përcaktuar nëse forcat ruse synojnë qëllimisht civilët.

Ukraina nga ana tjetër, i ka kërkuar Hagës të hetojë Rusinë për krime lufte.
Ukraina i ka kërkuar Hagës që të hetojë Rusinë për krime lufte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb