Joe Biden betohet zyrtarisht si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Kamala Harris, si Zëvendëspresidente, e para grua në historinë e Amerikës.

Biden bëri betimin si President në një kohë përçarjesh të thella dhe krizash të vështira.

Në fjalimin përurues, ai foli edhe për sfidat më të mëdha me të cilat përballet presidenca e tij – një pandemi shkatërruese, humbje masive të vendeve të punës, një mjedis i kërcënuar, thirrje për drejtësi racore dhe një ringjallje e ekstremizmit politik.

Biden tha se do të ofrojë zgjidhje për secilën prej tyre mjaft shpejt, ndërsa në fjalimin e tij të parë si President ai ka ofruar një recetë gjithëpërfshirëse: Unitetin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pa unitet, nuk ka paqe, vetëm hidhërim dhe tërbim,” tha ai. “Ky është momenti ynë historik.”

Kjo e sotmja mund të konsiderohet dita e Inaugurimit më e blinduar në histori nga frika e protestave të armatosura. Po ashtu, ndryshe nga çdo herë tjetër në një ceremoni si kjo munguan njerëzit për shkak të zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit, pandemisë që ka pushtuar mbarë globin.

Ekipi i Biden u përpoq të mbajë turmat në minimum dhe u kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Uashington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre.

Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit kishte vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.

Ora 18:00- Fjalimi i Biden në Kapitol

  • foto galeri
  • foto galeri

Joe Bidene quajti ditën e sotme “Dita e Amerikës” në fjalimin e tij në Kapitolin e SHBA.”Kjo është dita e demokracisë, një ditë historie dhe shprese, e ripërtëritjes dhe vendosmërisë,” tha Biden.

“Amerika është testuar përsëri dhe është ngritur para sfidave,” shtoi ai.

Ai tha se sot festohet “kauza e demokracisë.

“Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze – kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne kemi mësuar përsëri se demokracia është e çmuar Demokracia është e brishtë. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar “.

“Unë u kërkoj të gjithë amerikanëve të më ndihmojnë të bashkoj vendin. “Do të vë shpirtin tim për ta bërë kombin bashkë. Shtetet e Bashkuara kanë shumë për të bërë në këtë dimër rreziku, shumë për të riparuar dhe shëruar.”

Përpara amerikanëve Joe Biden premtoi: “Unë do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, do të luftoj edhe për ata që nuk më mbështetën”.

Ora 17:52- Joe Biden u betua si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara para Presidentit të Gjykatës së Lartë John Roberts, me dorën mbi një bibël të vjetër familjare (127-vjeçare) të mbajtur nga gruaja e tij Jill. “Betohem solemnisht për të përmbushur me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe për të ruajtur, mbrojtur Kushtetutën me sa kam mundësi. Zoti më ndihmoftë,” tha Biden.

Ora 17: 48- Kamala Harris bën betimin si Zv. Presidente. Ajo u betua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor. Harris është gruaja e parë në histori që merr këtë post të lartë.

  • foto galeri

Ora 17:37- Senatorja Klobuchar: Kjo është dita kur demokracia e Amerikës ngrihet vetë
Senatorja Amy Klobuchar reflekton mbi domethënien e inaugurimit të sotëm në Kapitolin e SHBA pas trazirave në të njëjtin vend, dy javë më parë.

“Kjo është dita kur demokracia jonë mbledh veten, pastron pluhurin dhe bën atë që bën Amerika gjithmonë, shkon përpara si një komb nën besimin tek Zoti, i pandashëm, me liri dhe drejtësi për të gjithë,” tha ajo në fillim të ceremonisë.

Ajo shtoi se tani, ndërsa vendi kthen faqen, i takon të gjithëve që “të marrin pishtarin e demokracisë sonë” për të qenë një instrument i së mirës.

“Ne zotohemi sot që kurrë të mos e marrim demokracinë tonë të mirëqenë ndërsa festojmë forcën e saj të jashtëzakonshme. Ne festojmë qëndrueshmërinë e saj, gurin e saj të parë,” tha Klobuchar.

Ora 16:55-Ish-Presidentët Obama, Clinton dhe Bush në ceremoni
Ish Presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për Presidente e Demokratëve në 2016, Hillary Clinton sapo u prezantuan në ceremoninë e inaugurimit në Kapitol, SHBA.

Pak më vonë, ish-Presidenti George W. Bush dhe ish-zonja e parë Laura Bush u njoftuan gjithashtu.

Ish Presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama janë gjithashtu në Kapitol për inaugurimin.

Ish Presidenti Jimmy Carter, ish Presidenti më i vjetër ende gjallë, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e sotme.

Ndërsa Presidenti Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë më herët këtë mëngjes dhe gjithashtu nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden.

Ora 16:43- Kush e shoqëron Kamala Harris në ceromoni

Kamala Harris do të shoqërohet në ceremoninë e inaugurimit nga oficeri i Policisë së Kapitolit, Eugene Goodman i cili u bëri ballë rezistencës së protestuesve që sulmuan Senatin dy javë më parë.

Një ndihmës i Biden konfirmon për CNN se Goodman do të shoqërojë Harris në rolin e tij të ri si ushtrues i detyrës së zëvendës rreshterit të Shtëpisë së Bardhë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 16:31- Biden mbërrin në Kapitol për inaugurimin e tij
Autokolona e Presidentit të zgjedhur Joe Biden ka mbërritur në Kapitol përpara inaugurimit të tij.

Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin atë gjatë hyrjes në ndërtesën e Kapitolit.

Biden pritet të bëjë betimin e zyrës jashtë ndërtesës në mesditë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 16:20- Biden në shërbesën fetare në Katedralen e Shën Mateos në Uashington
Joe Biden mori pjesë të mërkurën paradite në shërbesa fetare në Katedralen e Shën Mateos në Uashington, pak orë para ceremonisë së inaugurimit. Demokratët Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, si dhe republikanët Mitch McConnell dhe Kevin McCarthy shoqëruan presidentin e zgjedhur në meshë.

Ora 16:17- Anëtarët e Kongresit kanë filluar të mbërrijnë në Kapitol
Anëtarët e Kongresit kanë filluar të mbërrijnë në Kapitol. Eric Swalwell u tha gazetarëve “është zhgënjyese që për herë të parë në historinë e vendit tonë nuk do të kemi një transferim paqësor të pushtetit”, por shtoi se sot është një ditë “rinovimi”.

Karen Bass tha se për të, sot është dita kur merret nën kontroll pandemia e Covid-19 dhe se “për mua personalisht është fundi i përçarjes, fundi i racizmit, narcizmit, dua të them që kanë qenë katër vite të tmerrshme. Vendi ynë është copëtuar. Unë kam qenë këtu më 6 janar. Dhe kështu që sot kombi ynë mund të shërohet”.

Bass, i cili nuk mori pjesë në inaugurimin e Trump, tha se sot ishte një ditë historike për të shikuar betimin e Kamala Harris si gruaja e parë nga Azia Jugore që u betua në këtë zyrë.

Ora 16:00- Në prag të inaugurimit, Biden nderon viktimat e koronavirusit
Presidenti i zgjedhur Joe Biden drejtoi të martën një ceremoni përkujtimore kombëtare në prag të inaugurimit të tij të mërkurën, për të nderuar 400,000 amerikanët që kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 11 muajve që kur koronavirusi shkaktoi viktimën e parë në Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia që u mbajt në të perënduar të diellit, u mbajt vetëm disa orë para se Presidenti Donald Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë duke lënë një vend në krizë. Ceremonia, e drejtuar nga zoti Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris nga Memoriali i Linkolnit, shënoi pranimin për herë të parë zyrtarisht të qeverisë federale të numrit të madh të vdekjeve nga pandemia.

“Duhet të kujtojmë. Ndonjëherë është e dhimbshme të kujtosh, por kështu rimëkëmbemi. Është e rëndësishme ta bëjmë një gjë të tillë si komb,” tha zoti Biden në komentet e shkurtra që shënuan fillimi i ceremonive të ngjashme përkujtimore në qytete anembanë vendit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb