Kandidati për president i SHBA-ve Joe Biden kryeson me vota në Uashington, përballë rivalit të tij republikan Donald Trump.

Biden në Uashington ka fituar saktësisht 2 006 475 vota ose 60.8 për qind.

Donald Trump nga ana tjetër ka arritur të fitojë 36.8% ose 1 214 869 vota në shtetin e Uashingtonit.

  • foto galeri

Uashintoni ka gjithsej 12 zona elektorale. Kalifornia që është gjithsej me 55 zona elektorale po drejtohet nga Biden, ndërsa Trump është përpara në vota në Florida, Teksas dhe Pensilvani.

Alabama kryesohet bindshëm nga Donald Trump. Nebraska po ashtu udhëhiqet nga kandidati republikan për president.

Nevada është një shtet, ku ende nuk ka nisur numërimi i votave. Deri tani, Biden ka gjithsej 209 vota elektorale,  ndërsa Trump ka siguruar 118 vota elektorale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb