Presidenti amerikan, Joe Biden ka kaluar një ditë të ngarkuar në Varshavë.

I pari i shtetit amerikan fillimisht është takuar me dy ministra ukrainas dhe më pas është pritur nga zyrtarët shtetërorë polakë. Në përfundim të takimeve zyrtare, ai u ndal në stadiumin kombëtar të Polonisë, për të takuar refugjatët e zhvendosur nga lufta.

Ai takuar disa prej refugjatëve ukrainas që tashmë e sa kohë kishin braktisur vendin e tyre si pasojë e agresionit rus që ka filluar më 24 shkurt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se 78-vjeçari u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të aleancës së NATO-s që të pranojnë refugjatë pasi barrën kryesore po e mban Polonia, e cila ka pranuar mbi dy milionë ukrainas.

Sakaq, SHBA-ja ka bërë të ditur se është e gatshme të pranojë 100 mijë ukrainas ndërsa ka ndarë 13.6 miliardë dollarë për çështjen e Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: