SHBA

Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë. Sipas TMZ, Sophie solli në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta quajnë Willa.

Deri në këto momente, as këngëtari as bashkëshortja e tij, aktorja e ‘Game of Thrones’ nuk kanë reaguar në rrjtet sociale. Që prej fillimit të shtatzënisë u përpoqën të ishin larg syrit të mediave.

Kujtojmë se dyshja u njoh në vitin 2016 dhe u fejuan në tetor të 2017-s. Joe dhe Sophie e celebruan dashurinë e tyre në Las Vegas në muajin maj të vitit 2018 në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjithëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb