Ndonëse nuk e priti në ceremoninë e inaugurimit, mediet botërore raportuan se ish-Presidenti Donald Trump i kishte lënë një letër pasardhësit të tij, Joe Biden, përmbajtja e së cilës nuk bëhej e ditur.

Por, aq ka mjaftuar që rrjeti të fantazojë mbi mesazhin që Trump i ka lënë Presidentit të ri, duke “zbuluar” edhe fjalët që ai mund t’i ketë shkruar.

Kështu, në letrën që po qarkullon masivisht në rrjet, por që nuk dihet nëse është e vërtetë apo vetëm një shaka e mbështetësve të Trump, shkruhet “Joe, ti e di që unë fitova”.

Si asnjëherë më parë në historinë e ndërrimit të pushteteve në SHBA, Donald Trump nuk e priti Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk e përshëndeti atë në derën e përparme të rezidencës, përpara ceremonisë së inaugurimit, por u largua para nisjes së ceremonisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb