Shtëpia e Bardhë ritheksoi të hënën se nuk kërkon një ndryshim të regjimit në Iran, duke mbrojtur gjithashtu sanksionet e saj dhe politikën e presionit maksimal kundrejt Teheranit.

“Sikurse e kam thënë shumë herë, një ndryshim i regjimit në Iran nuk bën pjesë në politikën e administratës”, deklaroi John Bolton, këshilltar i Donald Trump për sigurinë kombëtare, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

“Ne kemi vendosur sanksione shumë strikte ndaj Iranit, të tjera do të vijojnë. Ajo që presim nga ana e Iranit, janë ndryshime të thella në aspektin e sjelljes”, vazhdoi Bolton, që akuzoi Iranin se po destabilizon Lindjen e Mesme. “Deri sa kjo të vijë, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë atë që presidenti e quan një presion maksimal”, përfundoi ai.

Nga ana e tij, shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo theksoi se Trump do të shprehë një dënim të fortë kundër sjelljes së Teheranit gjatë fjalimit të tij në tribunën e OKB-së që parashikohet nëser në mëngjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: