John Cena është një burrë i martuar, pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Shay Shariatzadeh në Tampa të Floridës, tregojnë të dhënat zyrtare.

Çifti filluan të takoheshin në fillim të vitit 2019, pas ndarjes së shumëpërfolur të Johnit me ish-të fejuarën, Nikki Bella në vitin 2018, shkruan TMZ.

Sallat e konferencave në Grand Blue Fafa Resort – aty ku biznesi takon buzëqeshjen!

Cena dhe Shariatzadeh e bënë lidhjen e tyre serioze shumë shpejt – dhe u panë duke dalë krah për krah në të gjithë qytetin vitin e kaluar!

Me sa duket, të dy u fejuan në një ceremoni private – dhe kërkuan një certifikatë martese në Florida në fillim të tetorit.

Dhe, sipas dokumenteve zyrtare të aiguruara nga TMZ Sports, ata shkëmbyen betimin e tyre më 12 tetor në një ceremoni të zhvilluar në Tampa. Lajmi për martesën u raportua për herë të parë nga PWInsider.

Shay ka lindur në Iran por është një shtetase kanadeze. Ajo punon si menaxhere e produkteve për një kompani të teknologjisë në Vancouver.

Cena është një mundës, aktor, reper dhe mashkull entuziast për të bërë shumë gjëra.

Kjo është dasma e dytë e Cenës, ai ishte më parë i martuar me Elizabeth Huberdeau nga viti 2009 në 2012.

Cena u takua me Bellën për afërsisht gjashtë vjet, por ata u ndanë sepse ai nuk donte fëmijë në atë kohë dhe Nikki donte të krijonte një familje.

Që atëherë ajo ka pasur një djalë me të dashurin e ri Artem Chigvintsev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb