Në raundin e radhës të “WrestleMania 33”, ka ndodhur një episod i veçantë. Legjenda e kecit, John Cena ka marrë është ulru në gjunjë para 70 mijë spektatorëve dhe i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Nikki Bella në ring. Veprimi i tij erdhi menjëherë pasi John Cena dhe Nikki Bella mposhtën çiftin The Miz dhe Maryse, të cilët janë të martuar në jetën reale.

“Këtë e ke dashur para një viti. Lëndove qafën dhe bëre gjithçka për t’u kthyer, sepse dëshiroje një moment në ‘WrestleMania’. Jam shumë krenar për ty. Të kam premtuar se do ta them kur të jetë momenti i duhur. Dhe tani është momenti i duhur”- tha mes të tjerash Cena në fjalimin e tij emocionues, para se t’ia parashtronte pyetjen për martesë.

Dhe përgjigja e të dashurës së tij sigurisht që ishte ‘PO’ duke u shoqëruar me puthje. Çifti është në lidhje që nga viti 2012.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: