SHBA– Vendimi i Donald Trump për moscertifikimin e marrëveshjes për programin bërthamor iranian duke u shprehur për ashpërsimin e saj nga Kongresi është i rrezikshëm dhe hap një krizë ndërkombëtare, theksoi ish-shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry, negociator i marrëveshjes në vitit 2015.

“Kjo vë në rrezik interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe të aleatëve të tyre më të afërt”, nënvizoi ai në një komunikatë.

Ministri i ish-presidentit demokrat, Barack Obama i kërkoi Kongresit të hidhte poshtë planin e Donald Trump dhe manovrat legjislative që janë ndërmarrë dhe që do të prishnin marrëveshjen për një tjetër më të mirë.

Presidenti amerikan njoftoi dje “moscertifikimin” e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes për programin bërthamor duke lënë këtë marrëveshje të arritur nga Teherani dhe gjashtë fuqitë e mëdha.

Paralelisht ai nxiti Kongresin të ashpërsonte kushtet e marrëveshjes. Një projektligj po hartohet. Ai do të autorizonte rikthimin e sanksioneve nëse Irani do t’i rikthehej prodhimit të një arme bërthamore.

Më problematike akoma, ky ligj do të fshinte afatet e marrëveshjes iraniane. Shtrëngimet e programit bërthamor do të hiqen progresivisht duke nisur nga viti 2025.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb