GJENEVE-Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry ka pësuar një aksident me biçikletë në Savojën e Sipërme, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.

”Sekretari i Shtetit ndodhet për mjekim në një spital të Gjenevës, ku njëra prej këmbëve të tij mund të jetë thyer”, tha departamenti i sipërcituar.

”Incidenti ndodhi rreth orës lokale 09:40 pranë qytetit Scionzier, në ndërkohë që Kerry u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Gjenevës, ku po ekzaminohet. Kerry nuk i humbi ndjenjat”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: