John Legend dhe Chrissy Teigen kanë vendosur ta shesin rezidencën e tyre në Beverly Hills, përpara lindjes së fëmijës së tretë, në mënyrë që të gjejnë një vend tjetër ku ata mund të rriten, raporton “Mirror”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lajmin se shtëpia është në shitje për 18 milion paund, e bëri të ditur vetë Chrissy nëpërmjet postimeve në Instastory. Ata do të marrin me vete edhe nënën e Chrissy, Vilailuck ‘Pepper’, e cila ka jetuar me ta për vite me rradhë. Aktualisht, çifti ka dy fëmijë, Miles dhe Luna. Shtëpia e tyre e re ka shtatë dhoma gjumi dhe tetë banjo.

Por sigurisht shtëpia që kishin ishte spektakolare në vetvete. Ata ia blenë atë këngëtares Rihanna për 10,65 milion £ (14.1 milion dollarë).

Si një modele dhe njeri i famshëm, nuk është çudi që Chrissy e shndërroi njërën prej dhomave në një garderobë mbresëlënëse.

Ishte diçka spektakolare, të gjitha rrobat e saj magjepsëse mund të shiheshin lehtë.

Gjithashtu, Chrissy gjithmonë ka treguar dashurinë dhe finesën që ka për gatimin në faqen e saj në Instagram, teksa ndan postime të ndryshme me ndjekësit.

Shtëpia e tyre kishte një shef kuzhine, si dhe shumë hapësirë për të përgatitur ushqim dhe një tryezë ku fëmijët uleshin për të ngrënë.
Këngëtari legjendar, John, gjithashtu ka një dhomë të veçantë për pianon dhe për trofetë që ka fituar.

Arritjet e tij përfshijnë 11 çmime Grammy, një çmim Academy, një Golden Globe, një çmim Hal David Starlight, një Tony Award dhe një Primetime Emmy Award.

Në katin e poshtëm shtëpia dukej e bollshme, sepse kishte dritare të mëdha që lejonin dritën të depërtonte tek dhomat dhe një plan urbanistik të hapur.
Salla e tyre kryesore kishte një kënd të mrekullueshëm dhe TV me ekran të sheshtë të vendosur përpara dritareve mahnitëse që të nxjerrin në kopsht, ku nuk mungon as pishina e madhe.

Chrissy sapo ka bërë publik lajmin për shtatzëninë. Ajo mësoi se ishte shtatzënë gjatë operacionit të gjirit.

Modelja kishte bërë testin e saj mujor të shtatzënisë përpara operacionit, i cili kishte dalë negativ. Chrissy iu nënshtrua operacionit për heqjen e implantit të gjirit në fund të qershorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb