Shitësit britanike John Lewis dhe Waitrose kanë njoftuar se nuk do të shesin më produkte të prodhuara në Rusi, pas sulmeve që kjo e fundit ka zhvilluar në Ukrainë.

Artikujt e ndaluar janë në pronësi të John Lewis Partnership. Gjithashtu ata bënë me dije se punojnë me furnitorët e tyre për të rishikuar produktet që kanë përbërës me origjinë ruse.

Sakaq kjo lëvizje vjen pas vendimit të supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar Sainsbury’s , Morrisons dhe Co-op për shitjen e vodkës së prodhuar në Rusia.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb