Cdo vit John Travolta dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston kujtojnë djalin e tyre Jett në ditën e lindjes së tij. Djali që vdiq 11 vite më parë, në 13 prill do festonte 28 vjetorin. Ai vuante nga autizmi dhe vdiq në 2 janar 2009 gjatë pushimeve me familjen në Bahamas. Jett u gjet ne banjën e një resorti dhe dinamika e tragjedisë nuk u bë asnjëherë e qartë.’Urime ditëlindjen Jett, të duam shumë’, shkruajnë prindërit në një postim prekës’. John 66 vjeç, ka ndarë një foto bardhë e zi, ku buzëqesh i lumtur teksa përqafon të voglin Jett.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa vite më parë ylli i Blow Out kishte thënë për Us Weekly, që vdekja e djalit ishte gjëja më e keqe dhe e rëndë që i kishte ndodhur në jetën e tij’. Një dhimbje që qëndron e gjallë edhe 11 vjet pas vdekjes së tij.

Edhe bashkëshortja Kelly, 57 vjeç, ka postuar një foto ku shfaqet e përqafuar me Jett, në një sfond malor: ’Urime ditëlindjen Jetti ynë i ëmbël, të adhurojmë!!’

Atëherë të dy yjet e Hollywood, u akuzuan nga mediat që nuk i kishin dhënë kurimet e duhura Jett, sepse nuk e kishin trajtuar me mënyrat e duhura, por me ilaçe mjekësore.
Një javë më parë Kelly kishte ndarë një foto familjare me Jett dhe vajzën Ella Bleu, që tani është 20 vjeç: ‘Kam një vend të veçantë në zemër për ata me autizëm dhe nevoja të veçanta. U dërgoj dashuri personave të mi të preferuar në botë. Djali im Jett ishte një nga shpirtrat më të mrekullueshëm që njeriu mund të takojë në jetë. Duajini të gjithë ata që vuajnë nga Autizmi dhe kanë nevoja të veçanta në të gjithë botën…’, shkruante Kelly.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb