John Travolta është në zi për vdekjen e Olivia Newton-John, 73 vjeç, e cila iu nënshtrua kancerit të gjirit pas një beteje 30-vjeçare. Travolta, 68 vjeç, tani ka humbur katër persona të rëndësishëm në jetën e tij nga kanceri, duke përfshirë gruan e tij Kelly Preston, me të cilën ai ka tre fëmijë, të dashurën dhe të birin.

Dekada më parë, e dashura e tij Diana Hyland, vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 1977, kur ajo ishte 41 vjeç dhe ai 23. Çifti u takua gjatë xhirimeve të “The Boy in the Plastic Bubble”, një film në të cilin Hyland portretizonte nënën e Travoltës.

  • foto galeri

Humbjet e Travoltës, për fat të keq, shkojnë përtej grave dhe kancerit të gjirit, duke humbur edhe djalin adoleshent Jett në 2009. Jett Travolta vdiq në moshën 16 -vjeçare ndërsa familja ishte me pushime në Bahamas.

Shkaku i vdekjes së tij iu atribuua një konvulsioni, me të cilin ai luftoi që kur ishte fëmijë. Travolta dhe Preston konfirmuan spekulimet se djali i tyre kishte autizëm dhe shpesh kishte kriza.

Jett ishte më i madhi nga fëmijët e Travoltës dhe Preston. Dy të tjerët janë vajza Ella Bleu dhe Benjamin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb