Nuk mbarojnë problemet për Johnny Depp dhe Amber Heard. Pavarësisht martesës së tyre që përfundoi më shumë se dy vjet më parë, aktori tani e akuzon sërish ish bashkëshorten, gjatë një procesi që divi i hollywood-it ka hapur për tabloidin ‘The Sun’.

Artisti e akuzon Heard ‘që e ka goditur dy herë në fytyrë me grushte’. Ngjarja i takon prillit të 2016 dhe thuhet se shkak ka qenë vonesa e Depp në ditëlindjen e artistes.

Akuzat vijnë nga dokumentet e çështjes që Depp ka hapur në Mbretërinë e Bashkuar kundër tabloidit, i denoncuar pas një artikulli, ku ai përshkruhej si një ‘dhunues grash”.

Pikërisht për këtë motiv aktori është kritikuar edhe nga ‘The Sun’.

Në festën e ditëlindjes dhe sipas asaj që pretendojnë avokatët e tij ‘Depp nuk ishte i dehur as i droguar’ dhe gjendej në shtrat kur zonja Heard është bërë agresive’.
Në këtë pikë divi ishte ‘mbrojtur duke i kapur duart për të penguar Heard ta gjuante me grushte të tjerë’. Në të njëjtat dokumente qartësohet një tjetër episod ligjor në lidhje me raportin e tij me Heard.

Në 2016 ajo e akuzoi Depp që i ka gjuajtur me një celular në fytyrë. Tani ‘Pirati i Karaibeve’ sjell në gjyq dëshmitë e dy policëve, të cilët e dinë për skenën e zënkës, duke deklaruar që nuk kanë parë asnjë shenjë në fytyrën e gruas.

‘Kur një nga policët i ka kërkuar Heard se çfarë kishte ndodhur ajo i ishte përgjigjur ‘asgjë’, thonë dokumentet e avokatit të divit.
Nga ana tjetër aktorja e ka mohuar këtë version, nëpërmjet avokatëve të saj: ’Këto deklarata janë të gjitha false. Mjafton të shohësh akuzat e parashtruara prej tij për të kuptuar që Depp nuk është mirë mendërisht’, thuhet në deklaratën e avokatëve të Heard.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb